La jolla xoxa erion veliaj biografia
Erion veliaj facebook.
La jolla xoxa erion veliaj biografia
Pse SPAK po fokusohet te Ajola dhe jo tek Erioni
Dyshimet janë se në llogarinë e gruas derdheshin paratë pë vendimet që merrte Veliaj
Këtë fillim jave bashkëshortja e Erion Veliaj, Ajola Xoxa u vu në qendër të vëmendjes për herë të dytë, që pas të premtes së 6 Dhjetorit, kur agjentët e BKH-së ia behën në shtëpinë dhe zyrat e saj për kontroll, duke i sekuestruar madje edhe celularin dhe shuma të mëdha parash.
Të hënën në datë 23, ajo kapërceu pragun e SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.
Pas këtij fokusimi të projektorëve mediatikë dhe atyre të drejtësisë mbi figurën e bashkëshortes së kryebashkiakut, e cila nuk mban ndonjë funksion publik, natyrshëm lind pyetja: Pse theksi po vihet mbi Ajolën dhe jo mbi Erionin?
Pse kur ky i fundit ka dyshime per inceneratotin, 5D, lejet e ndërtimit, në epiqendër është vënë gruaja e tij?
LEXO EDHE: 'Harabeli' Lalit del nga SPAK/ Dikur Veliaj tentonte